Sot, banorët e “Big Brother Vip” votuan për të vendosur liderin e javës në shtëpi.

Luiz Ejlli nuk ia doli dot që të zgjidhej lider i shtëpisë!

Edhe pse tentoi e bisedoi me të gjithë banorët për t’i bindur që të ishte lider, duket se këta të fundit nuk u bindën mjaftueshëm.

Ata u ndanë në dy grupe, vajzat në living, ndërsa djemtë në dhomën e grimit.

Secili prej tyre votoi duke bërë zgjedhjen e vet, e me shumicë votash, lider i shtëpisë u shpall Jori, e cila ka edhe një avantazh në lojë.

Modelja mundi të siguronte 7 vota prej banorëve, 5 vota i mori Luizi dhe dy Dea.