Pamje vërtet të frikshme ku duken zvarranikët teksa i largohen shtratit në zonën e urës së Mifolit janë publikuar sot nga "BalkanWeb". Nuk është çudi që ndonjëri të përfundojë edhe nëpër banesat e përmbytura nga uji.
Mësohet se deri tani janë evakuuar rreth 30 shtëpi dhe nuk ka rrezik për banorët. Deri tani janë kryer disa operacione shpëtimi nga policia dhe ushtria në Levan dhe në Vlorë.





