Në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka hyrë një zarf i bardhë, ku Vëllai i Madh u jep banorëve mundësinë që të njihen më mirë me njëri-tjetrin. Secili duhet të zgjedhë një pyetje në vazo dhe duhet t’i përgjigjet.
“Banorë, Vëllai i Madh ju jep mundësinë që të njiheni më shumë me njëri-tjetrin, nëpërmjet pyetjeve rastësore që do përzgjidhni në vazo, sipas krahut orar. Banori përzgjedh një pyetje dhe përgjigjet, më pas vazhdon i dyti e kështu me radhë. Nuk mund të ndryshoni pyetjen që zgjedhni. Respketoni kohën e tjetrit të ulur këtu nisni rrëfimet”, shkruhej në zarf.
Ndërkohë një pyetje që i ra Mateos ishte:
“A ke pasur ndonjëherë probleme me ligjin, kur dhe si ndodhi?”.
Banori që hyri të shtunën mbrëma në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, u shpreh se ka qenë vetëm një herë në komisarit dhe ka qenë vetëm 18 vjeç. Ai shtoi se shkak ishte një sherr banal dhe të dyja palët e përfshira ranë dakord se nuk kishte ndodhur gjë dhe nuk do të kishin më probleme.





