Banori i pallatit të shëmbur në Durrës ka rrëfyer për DurrësLajm se ka komunikuar me vajzën dhe mbesën e vogël që ka mbetur në rrënoja.

Ai tregoi momentet e panikut, dhe mënyrën se si doli nga godina e cila është shëmbur në Lagjen nr18 në Durrës.

“Kam folur në telefon me vajzën dhe mbesën e vogël, me gruan jo. Me thanë që janë mirë, po presim operacionin e shpëtimit ka dhe familje te tjera, por nuk kam komunikuar”, tha ai.