Protesta e sotme e banorëve të Krujës dhe Fushë-Krujës në aksin rrugor Thumanë-Kashar është shoqëruar sërish me përplasje mes efektivëve të policisë dhe banorëve.

Një incident është regjistruar mes një qytetari dhe efektivëve të policisë, ndërsa nuk dihet ende se cili ka qenë motivi.

Ai dëgjohet duke bërtitur: “Kam ardh me vdek, ju jeni monstra”.

Në video shihet dhe deputetja e PD, Ori Nebiaj e cila dëgjohet duke thënë “nuk ke me vdek jo”, ndërsa përpiqet të largojë qytetarin nga policia.