6 qershor 2015 – Kandidati i PD-së për Tiranën Halim Kosova, është vënë në siklet në takimin me banorët në zonën e Kombinatit, pasi një i pranishëm i ka bërë një pyetje të "vështirë".
Ai e ka pyetur Kosovën se pse bashkia aktuale e Tiranës nuk i ul që sot taksat dhe çmimet, ashtu siç edhe kandidatët e saj premtojnë anë e mbanë vendit, pasi Tiranën tha ai, e drejton ende PD-ja.
"Dua një përgjigje të ndërgjegjshme nga ty. Që të mos më përgjigjesh shkel e shko, kam dëgjuar në ekranet e televizorit që ju flisni gjithmonë për ulje çmimesh, ulje taksash, këtu e aty. Po mirë, në dorë e ka bashkia, PD-ja e ka Tiranën, pse nuk i ulni, vjen fjala, çmimin e ujit? Paguajnë njerëzit nga 1720 mijë lekë ujin. Pse pikërisht, ja kjo është fare, fare e thjeshtë, pse Bashkia e Tiranës nuk e ul çmimin e ujit?", është shprehur banori.
I gjendur para një situate të papritur, Kosova iu përgjigj se ka gjëra që nuk janë bërë mirë dhe që ai premton se do i bëjë më mirë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/