Flora Mandri është një nga gratë që është nxjerrë me dhunë nga shtëpia e saj te Bregu i Lumit mëngjesin e sotëm.
E shtruar në Spitalin Ushtarak me fraktura në këmbë dhe trup, Flora është takuar nga afër me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu, të cilit i ka treguar se policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.
“Na kanë hedhur gaz në kohën që na kanë marrë neve në polici lart. Atëherë e kanë hedhur gazin. Unë kam dhimbje të madhe për Zotin”,– dëgjohet të thotë ajo në një video të shpërndarë nga Partia Demokratike.





