ITALI, 13 shkurt 2013 – Bukuri, por edhe ironi për Bar Refaeli, top modelen izraelite që do të ngjitet sonte në skenën e Ariston, në natën e dytë të festivalit të Sanremos.
Modelja premton se nuk do të këndojë. “Më dukeni të gjithë të këndshëm, prandaj nuk do të këndoj sepse nuk dua të ndiheni keq”,- tha ajo duke qeshur.
“Jam këtu për të dëgjuar muzikë fantastike dhe për të parë një spektakël për të cilin kam dëgjuar kaq shumë”,- vijon ajo. Ndërkohë, duke iu drejtuar dy drejtuesve të festivalit Fabio Fazio dhe Luciana Littizzetto tha: Jam këtu për të bërë shaka së bashku me ta, dua të kënaqem dhe t’ju kënaq”.