Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka fituar një çmim Emmy të shtunën duke iu shtuar listës së dy Grammy-ve të tij.

Ai mori çmimin për transmetuesin më të mirë lidhur me punën e tij në serinë e dokumentarëve të transmetuar në Netflix “Parqet tona të mëdha kombëtare”.

Shfaqja me pesë pjesë e cila i dedikohet parqeve të mëdha kombëtare në të gjithë botën është prodhuar nga kompania e Barack dhe Michelle Obama, “Higher Ground”.

Ai kishte marrë më shumë nominime për çmimin që rrëmbeu të shtunën në Emmys të Arteve Kreative.

Barack Obama është presidenti i dytë që ka një Emmy. Dwight D. Eisenhoëer iu dha një çmim special Emmy në 1956.

Barack Obama më parë fitoi çmimet Grammy për librat audio të kujtimeve të tij, “Guximi i shpresës” dhe “A Toka e Premtuar”. Michelle Obama fitoi Grammy e saj për leximin e librit të saj audio në 2020.