10 dhjetor 2014 –  Një film për dashurinë e çiftit Obama së shpejti do të konkretizohet, e ndërsa xhirimet do të nisin vitin e ardhshëm. Historia e dashurisë mes Obamës dhe Michelle Robinson do të bëhet film. Bëhet me dije se gjithçka do të nisë nga një lagje e Çikagos, vendi ku çifti shkëmbeu puthjen e parë. Filmi fokusohet në një ditë të vitit 1989, kur Barack i cili ishte një student i ligjit, vendosi të bëjë për vete Michellen, e cila më vonë u bë bashkëshortja e tij.

Filmi është shkruar nga Richard Tanne. Roli i Michelles do t’i besohet Tika Sumpter, ndërsa për rolin e Barack ende nuk është gjetur kandidati i duhur.