Barak H. Obama është afroamerikani i parë që u zgjodh president i SHBA-së. Zgjedhja e tij u bë në datë 4 nëntor 2008, kur votat e Virxhinias, Floridës dhe Ohios i siguruan fitoren në Kolegjin zgjedhor. Obama siguroi 365 vota nga vetëm 173 që mblodhi rivali i tij republikan John McCain. Gjatë fjalimit të tij në Grand Park të Çikagos, Obama riktheksoi edhe njëherë impenjimin e tij për “të bashkuar Amerikën”, premtim që e kishte bërë në vitin 2007, kur gjatë një fjalimi në Springfield, në Ilinois iu referua thënies së presidentit Abraham Linkoln.
Debutimi i tij në rrafshin politik kombëtar ishte në vitin 2004, në konventën e demokratëve të Bostonit, ku, gjatë fjalimit të tij, tregoi historinë personale, që përputhet më së miri me “Ëndrrën amerikane”. Obama tregoi se ishte djali i një emigranti nga Kenia dhe një femre të bardhë nga Kansasi, i rritur në Hauai pa babanë, student në Indonezi, student i afirmuar në Harvard, Kolumbia dhe Çikago, ku duke shërbyer si organizator komuniteti, i vinte në ndihmë banorëve të lagjeve të varfëra, ndërsa punonte për kishat lokale.
Obama është i zi si babai dhe gjyshi i tij, që shërbente si kamarier për kolonët britanikë, por dhe i bardhë si nëna e tij. H-ja e mbiemrit të tij nënkupton Hussein, që e lidh me fenë muslimane, megjithëse ai vetë frekuentonte kishat për komunitetin afroamerikan, ndërkohë që debuti i tij në politikë u realizua falë mbështetjes së hebrenjve liberalë të qytezës North Shore. Me zgjedhjen e tij Amerika u fut në periudhën post-raciale, ku mund të jesh i bardhë dhe i zi në të njëjtën kohë.
Obama është presidenti që e sheh Azinë si kufiri i shekullit XXI, beson në ekonominë globale të udhëhequr nga G20 dhe jo më G8, si dhe beson në lidershipin amerikan të përforcuar nga aleancat, kompromiset dhe shtrëngimet e duarve me kundërshtarët. Në Amerikë Barak H. Obama gëzon mbështjetjen popullore për raportin e tij me sportin, aftësinë për të kërcyer, marrëdhënien me gruan e tij Mishele dhe aftësinë për të qenë gjithnjë pranë dy vajzave të tij. Por rizgjedhja e tij duket se do mund të vendoset vetëm në momentet e fundit
Pikërisht ky detaj e bëri kandidaturën e tij një fakt historik që nw fazën parazgjedhore mes demokratëve, ku arriti të fitonte pas një dueli të gjatë dhe spektakolar me Hillari Klinton. Obama nënkuptonte “Hope” dhe “Change”, Shpresë dhe Ndryshim. Ai arriti të mundte John McCain falë impaktit negativ të krizës financiare të vitit 2008 e cila, për amerikanët, u shkaktua prej falimentimit të politikave ekonomike të republikanëve të George W Bush. Obama mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë ndërkohë që Kongresi kontrollohej po nga partia e tij.
Por pikërisht kjo gjë u kthye në bumerang për të, pasi minoranca republikane i kontestoi reformat e propozuara prej tij. Firmosi reformën shëndetësore, atë për Wall Street-in, edukimin, pranimin e personave gay në forcat e armatosura, por nuk arriti të rrisë Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe të ulë nivelin e papunësisë. Për këtë amerikanët e ndëshkojnë, kur në 2010 votojnë për republikanët në zgjedhjet për Kongresin. Ironia e fatit qëndron në faktin se sukseset më të mëdha i erdhën prej sigurisë kombëtare, që në vitin 2007 nuk ishte pika e tij e fortë, pasi i vetmi opinion i shprehur prej tij ishte deklarata se ishte shprehur kundër luftës në Irak.
Në maj të 2011 firmosi operacionin për vrasjen e Bin Ladenit, udhëhoqi sulmin e avionëve pa pilot që dobësuan lidershipin e Al Kaedës, përfundoi tërheqjen e trupave nga Iraku dhe nisi tërheqjen nga Afganistani. Me Obamën, Amerika investon më shumë për cybersigurinë, armatimin hapësinor dhe përforcoi armatimin në Paqësor si kundërmasë për armatosjen e Kinës.
Obama është presidenti që e sheh Azinë si kufiri i shekullit XXI, beson në ekonominë globale të udhëhequr nga G20 dhe jo më G8, si dhe beson në lidershipin amerikan të përforcuar nga aleancat, kompromiset dhe shtrëngimet e duarve me kundërshtarët. Ky është një revolucion përsa i përket imazhit të Amerikës në arenën ndërkombëtare, por që nuk përmbush të gjitha pritshmëritë, sidomos në Lindjen e Mesme, ku situata ende nuk është qetësuar pas pranverës arabe, ndërsa Palestina dhe Izraeli ende nuk i kanë shbllokuar negociatat mes tyre.
Pozitiv duket raporti i tij me liderët europianë, me të cilët impenjohet të ndërtojë një strategji të përbashkët për të ndaluar që kriza e borxheve të ndikojë në një tjetër reçension global.
Në Amerikë gëzon mbështjetjen popullore për raportin e tij me sportin, aftësinë për të kërcyer, marrëdhënien me gruan e tij Mishele dhe aftësinë për të qenë gjithnjë pranë dy vajzave të tij. Por rizgjedhja e tij duket se do mund të vendoset vetëm në momentet e fundit.