Barazim në shifrat 2-2, përfundoi takimi mes Teutës së fundit të tabelës dhe Egnatias kryesuese.

Daci u dha epërsinë vendësve në minutën e 18-të, por Egnatia u kundërpërgjigj me Mohamed Lemine Dah dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt. 

E gjithë surpriza do të ishte rezervuar në pjesën e dytë ku barazimi erdhi në minutën e 88 me Lemine. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Fili fitoi penallti dhe Karabeci e ktheu në gol.

Por festa e durrsakëve zgjati pak pasi Musta shënoi golin e barazimit në limitin e kohës.

Egnatia ruan distancën prej tri pikësh me Partizanin ndjekës, ndërsa Teuta mbetet e fundit me 15 pikë.

Lexo edhe: