Vllaznia dhe Teuta e kanë mbyllur ndeshjen e javës së 13 në një barazim pa gola. Një rezultat ky që nuk i shërben askujt, pasi të dyja ekipet kërkonin tre pikët.
Pavarësisht mundësive që gjendeshin nga të dyja krahët, sidomos nga krahu i durrsakëve, ka munguar konkretizimi. Pjesa e parë kishte një ulje të ritmit, kjo e ndikuar edhe nga ikja e energjisë. Jo pak, por në dy raste ka pasur një problem të tillë në “Loro Boriçi”.
Por brenda 5 minutash gjithçka është rregulluar dhe zgjidhur. Të venitur në uljen e dritave, Vllaznia-Teuta nuk i ka arritur pritshmëritë për tifozët. Shkodranët dhe durrsakët konfirmuan edhe në sfidën mes tyre ata që kanë pikën më të dobët sulmin, pasi pavarsisht përpjekjeve dhe rasteve që krijuan nuk shkuan dot te goli.
Me këtë barazim Vllaznia u ngjit në kuotën e 17 pikëve dhe mban vendin e 8-të në klasifikim ndërkohë që Teuta me barazimin e 4-t radhazi në kampionat numëron 19 pikë po aq sa edhe Laçi e Tirana por me goleavarazh më të dobët pozicionohet e 7-ta.





