Mbyllet në Laç në barazim sfida mes vendasve dhe durrsakëve. Një duel mjaft i forte, i luftuar dhe me kurbinasit e durrsakët që rrezikuan. Të dyja ekipet luanin një ndeshje titulli dhe vetëm fitorja u bënte më shumë punë.
Sidomos vendasve që kërkuan 3 pikët për 90-të minuta, ndërsa Teuta edhe me barazim luan ndeshjen e fundit me Apoloninë dhe ka shanse që të shkojë te titulli, por në varësi edhe të ndeshjes së Shkodrës, Vllaznia-Laçi.
Ndaj edhe garën e titullit e vijojnë vetëm durrsakët, ndërsa Laçi duket se mjaftohet vetëm me Europën, pasi edhe pika u bën punë kurbinasve…





