Barazim pa gola mes Teutës dhe Kukësit në Durrës, në ndeshjen e fundit të mbrëmjes në elitën e futbollit shqiptar.
Pavarësisht rasteve, asnjëra nga skuadrat nuk ia doli dot të shënojë golin e fitores.
Debutim me një pikë për trajnerin e “Djemve të Detit”, Edi Martini, i cili rikthehet kështu te Teuta me një barazim.
Sa i takon rënditjes së përgjithshme, verilindorët janë në vendin e nëntë me 4 pikë, ndërsa djemtë e Martinit janë një pozicion më mirë me 5 pikë.
Në ndeshjet e radhës, Teuta udhëton në Rrogozhinë për t’u përballur me Egnatian, sakaq Kukësi gjen Erzenin.