Pas barazimit historik të Shqipërisë me Kroacinë pasditen e sotme, në qytetin e Durrësit ka nisur festa.

Të veshur me fanellat të kombëtares, me flamujt kuqezi në duar, dhjetra qytetarë, të të gjitha moshave, kanë mbushur rrugët e Durrësit me makina.