Trajnierët e Teutës dhe Tiranës folën në një intevistë për mediat pas ndedhjes së përfunduar në barazim.
I pyetur për lojën në sulm, Diego Longo tha se kjo është kjo është fizionomia e ekipit të tij, ndërsa shtoi se përveç rezultatit, duhet edhe një lojë zbavitëse për tifozët.
Tekniku italian tha se në rast se do të luanin në mbrojtje me Tiranën, atëherë do të ishte një ndeshje e shëmtuar.
“Për ne Muka sot është më i rëndësishmi. Presim të shikojmë analizat mjekësore. Në këtë rast është shembulli për Teutën, sepse sakrifikoi shumë për të qenë në fushë.
Nuk e vendosa lojën në sulm sepse përballë kishim Tiranën, por jemi një skuadër e re dhe me entuziazëm, ky është stili jonë i lojës.
Duhet të kemi fizionominë për lojën. Jemi këtu për të marrë pikët dhe për të zbavitur tifozët. Duam të tregojmë fizionominë tonë të lojës.
Kam një grupo djemsh që stërvite mirë dhe kanë dëshirën e madhe. Kam një pishman të madh që nuk morëm fitoren. Kishim disa gabime në fillim, por t’i gëzohemi ndeshjes së sotme.
Nuk mund t’i qëndrojë Tiranës mbrapa dhe i mbyllur, do ishte një ndeshje e shëmtuar. Kjo është fizionomia jonë. Këtë kemi zgjedhur që në fillim të stërvitjes, të luajmë në sulm. Do ishte shumë e vështirë t’i rezistonim Tiranës, nëse luanim mbrapa.”, tha Longo.
Ndërkohë, tekniku bardheblu, Orges Shehi deklaroi se pësimi i golave e shqetëson dhe shtoi se skuadra duhet të rregullojë këtë pjesë.
“Kemi bërë një ndeshje të mirë, megjithëse na vjen keq që kemi pësuar dy gola. Kemi pësuar edhe në miqësoret, këtë duhet ta përmirësojmë. Na ndodhi me Dinamon, na ndodhi edhe me Teutën sot. Duke shkuar te porta dhe duke rrezikuar, mendoj se kemi bërë mirë, por kemi vend për përmirësim.
Rinisja e kundërshtarit, është ajo që duhet të përmirësojmë. Duke ardhur te porta, na rrezikojnë dhe më pas shënojnë. Është një problem që duhet ta rregullojmë. Gjithë kohën kemi qenë në zotërimin e topit dhe në zonën e kundërshtarit. Kjo është një panoramë që ne mund të themi.
Hasani është lojtari jonë i rrezikshëm dhe sot bëri mirë. Është një nga lojtarët tanë të rëndësishëm. Kanë mbetur edhe pak ditë për merkaton dhe ndoshta Hasani do të qëndrojë.
Nga statistikat, me Tiranën nuk kemi statistika minus me Teutën. Unë e kam thënë që nuk e njihnim kundërshtarin. Në pjesën e dytë morëm masa për ndërtimin.
Sa i përket golave, është një problem që më shqetëson, sepse nuk dua t’i fitoj ndeshjet 2-3 apo 4-3, dua të fitoj nga 2-0. I kam thënë skuadrës që kundërshtari portierin tonë, duhet ta shikojë me dylbi.
Kur ndërtojmë duhet të fusim në kokë tranzicionin. Kur humbim topin duhet të jemi gjithmonë në alert. Këtë duhet ta rregullojmë, sepse pikënisja e kundërshtarit vjen nga kjo situatë. Na mbetet të punojmë, që të mos na hapen repartet dhe të shkëputen.“, u shpreh Shehi.