Lazio barazoi 2-2 me Empolin, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Pas sfidës, për mediat ka folur trajneri i lacialëve, Mauricio Sarri.
“Kemi luajtur një ndeshje të mirë, në një nivel të lartë. Ne ishim naivë në momentin e rezultatit 2-1 dhe ky ishte gabimi i ndeshjes. Sigurisht që për mendimin tim në këtë rezultat na ndoqi dhe fati i keq. Lotitos i erdhi keq për rezultatin përfundimtar, por jo për performancën që ekipi tregoi sot në fushë. Vështirë për t’u tretur, është paksa e ndërlikuar sepse e kemi bërë shpesh. Në fund ne paguajmë për të gjitha gjërat e vogla që bëjmë gabim”, tha ai.





