Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, analizoi barazimin në minutat shtesë ndaj Vllaznisë të Edi Martinit. Tekniku i skuadrës durrsake u shpreh: 

“Jam i kënaqur edhe për pikën e dhe për shpirtin e lojës. Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë për ne. Duke i dhënë gjithë meritat Vllaznisë, pjesën e parë na futi në vështirësi. Kishim probleme, nuk ishim kompaktë, ishim me një kohë vonesë. U munduam ta rregullonim në pjesën e dytë. Mendoj se 3 gjerat që më shumë funksionuan nga ana jonë ishte që treguam shpirtin e garës, e dyta organizimi i lojës dhe e treta përgatitja. Kemi luajtur 3 ndeshje brenda 8 ditëve, kemi luajtur me dy ekipe shumë të mira si Dinamo dhe Vllaznia. 

Ne fokusohemi te vetja. Sot jemi të vetëdijshëm dhe të gëzuar me golin në fund. Duhet të dalim të kënaqur. 

Gjithmonë mbas ndeshjes, jemi më të zgjuar. Ne dhe ekipi jemi të qartë që kishim vështirësi. Duhet ta pranojmë, edhe lodhja bën të vetën. Për Vllazninë është ndeshja e tetë, kurse për ne është ndeshja e katërt. Nuk dua të gjej justifikime, por kjo është e vërtetë. Sakrifica dhe përgjigjia e lojtarëve të stolit, është ajo që presim. Është një grup, nuk janë 11 lojtarë. Jemi grup që kemi hyrë në autostradë me pengesa me vështirësi dhe ne do e rrisim shpejtësinë dhe rritmin tonë. 

Më pëlqen mënyra si u përgjigj Beshiraj, hallall, ky është karakteri. Rëndësi ka si ngrihesh. Kështu është futbolli. 

Meritat më të mëdha janë të ekipit. Trajnerët janë ata që japin lapsat për të vizatuar. Jemi në linjë, në shina të mira. Duhet të jemi të kënaqur, me gjithë meritat e Vllaznisë. Në pjesën e dytë u munduam ta rregullonim dhe ta kthenim ndeshjen në favorin tonë. Në fund rezultati është më i rëndësishëm. 

Mund ta ndryshonim modulin, në pjesën e parë nuk kishim vetvetja. Do ta analizojmë më me qetësi dhe qartësi në ditët që vijnë. Reaguam si staf, bëmë lëvizjet që kishim mundësi, skuadra funksionoi. Kjo ka rëndësi.

Koha do ta tregojë, por është motivim i lartë që skemi humbur. Do të shikojmë, do të jemi më të zgjuar me kalimin e kohës. Kanë qenë 3 ndeshje të vështira. Nuk jemi akoma në nivel që të luajmë ccdo 3 ditë. Duhet të jemi të kënaqur si reaguam fizikisht. Puna po i kthen frytet”, u shpreh Dobi.