Artan Jazxhi barazoi ndeshjen për Teutën në rezultatin 1 me 1 kundër Laçit. Mbrojtësi Jazxhi komentoi ndeshjen dhe periudhën jo të mirë që po kalon Teuta. “Në aspektin personal jam i gëzuar deri diku, si shkoi ndeshja nuk jam i kënaqur. Kishim shumë probleme në pjesën e parë. Po luanim me 4, shkuam me 3. Në të dytën bëmë më mirë, por nuk jam i kënaqur.
Fillimi ka qenë i mirë, në fazë të parë kemi marrë shumë pikë. Tani u bënë 8 ndeshje pa fitore, të shënojmë gol na është bërë e vështirë, por dhe po pësojmë shumë. Përsa i përket kartonëve e vërtetë, do mundohem të ruhem se kam ndërhyrje të ashpra, por është tipi i lojës sime. Mungon dhe qendërmbrojtësi anglez dhe unë s’kam qenë, nuk kemi ekuilibër. Por do rikthehet dhe anglezi dhe do bëhemi të fortë”, – u shpreh Jazxhi.