Shqipëria ka barazuar me Izraelin 1 me 1. Goli është shënuar në minutën e 87’ nga Myrto Uzuni me një goditje fantastike.

Pjesa e parë që u mbyll në barazim nisi me vrull për të dyja ekipet duke tentuar të rrezikojnë portat respektive.

Në gjysmën e dytë të pjesës së parë, Izraeli rrezikoi portën e Strakoshës duke sulmuar nga krahët.

Në fund të pjesës së parë, Armando Broja nuk shfrytëzoi në mënyrën më të mirë një dalje përpara portës kundërshtare, duke e dorëzuar topin në duart e portierit.