Barbados, ish-koloni britanike, do të këpusë javën e ardhshm ditën e martë edhe lidhjen e fundit me Britaninë për herë të parë pas 400 vitesh nga dita kur anija e parë angleze mbërriti në ishullin e Karaibeve. Në vend, festimet kanë nisur.

Mbretëresha Eliazabeth II do të ketë një mbretëri më pak pas kësaj jave pasi do të shkëputen të gjitha lidhjet me Britaninë.

Ish-kolonia britanike e cila e fitoi pavarësinë në vitin 1966, po vendos në jetë planin e Shtatorit të kaluar për t’u kthyer në republikë. Guvernatorja e përgjithshme e vendit, Sandra Mason, një ish-juriste 73-vjeçare do të bëjë betimin si Presidentja e parë e vendit ishullor, i cili ka një popullsi prej 300.000 banorë.

Ceremonia do të ndodhë natën vonë. Mason u zgjodh nga parlamenti muajin e shkuar. Në festime do të jetë i pranishëm edhe Princi Charles, trashëgimtari i fronit mbretëror dhe drejtuesi i ardhshëm i Commonwealth. Kjo e fundit është një organizatë prej 54 vendesh anëtare të ish-territoreve britanike.