Barbana Dini është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga ardhja në jetë e vajzës së saj disa ditë më parë, më 15 shtator.
Përveç këtij lajmi, Barbana ka zbuluar edhe emrin e vogëlushes. Një nga pyetjet më të shpeshta gjatë shtatzënisë së saj ka qenë nëse bebi do të kishte emrin e vëllait të saj të ndjerë, Ergi Dinit.
Ergola Ergi është emri që bashkëshorti i Barbanës ka zgjedhur për vajzën e tyre e cila tashmë do të mbajë gjithmonë pak nga daja i saj.
“Shtator 15.2023 mes emocioneve të papërshkrueshme,erdhi në jetë mrekullia jone Ergola Ergi Parubi! Erdhe si bekim për t’i dhënë jetës tonë motiv, ngjyra, jetë e dashuri të pakufi! Bija ime, je kryevepra ime më e madhe! Je ëndrra më e bukur që kam parë…
Jam e bindur që këtë emër që babai yt zgjodhi për ty do e mbash me shumë dashuri e krenari!
Faleminderit Zot!”, përfundon Barbana.