Këngëtarja shkodrane Barbana Dini në një intervistë për emisionin “Rudina”, ka folur për vdekjen e të vëllait, Ergit dhe për vendimin për t’iu rikthyer skenës. Vendim i cili sipas Barbanës, ka qënë më i vështiri në jetë.

 “Ky ishte vendimi më i rëndësishëm për jetën time, por fatkeqësisht njeriu duhet të gjejë forcën për të ecur përpara. Njeriu do ta bëjë dhimbjen pjesë të jetës së tij, por jo të bëhet rob i saj. Është shumë e vështirë për mua të flas për këtë temë. Shumë njerëz më shkruajnë, kërkojnë ndihmë prej meje dhe dua që zëri im të thotë diçka”, u shpreh Barbana, duke u përpjekur me të gjitha forcat që të mbante lotët për vëllanë e saj Ergi Dini.