Një ndryshim dramatik i yllit të rrjeteve sociale në Kinë nuk është pritur mirë nga fansat e saj që e akuzuan se ka kryer ndërhyrje kirurgjikale.
Cammy Chong është quajtur 'Zonja gjapër'. 22-vjeçarja u zhduk nga rrjetet sociale në fillimin të këtij viti, para se të rishfaqej me një tjetër 'imazh' duke e quajtur veten Barbie.
Modelja kineze erdhi me sy më të rrumbullakët e të zmadhuar, lërkurë të zbehtë, me mjekër dhe hundë më të theksuar. Por fansat nuk e pëlqyen pamjen e re të Cammy dhe thanë se ishte shumë më e bukur përpara.
Ata i kanë vendosur pseudonimin 'Zonja gjarpër' dhe 'Zonja alien' për pamjen e saj prej 'Barbie. "Ti je shëmtuar dhe e frikshme. Je si një alien,"-i shkruajti njëri prej tyre.
Ndërsa të tjerë e konsideruan si 'vajza e gjarpërit', pseudonimi i një karakteri femëror në karikaturën kineze "Calabash Brothers" që ka mjekër dhe hundë me majë, sytë të mëdhenj dhe me hark, ballë të vogël.





