Karriera e Kalvin Phillips është sërish në udhëkryq. Pas huazimit në merkaton e janarit te West Ham, mesfushori do të kthehet te Manchester Cityt.
Megjithatë e ardhmja e tij është larg kampionëve të Anglisë, sepse trajneri Pep Guardiola nuk e ka në planet e tij.
Gjithsesi për të nuk mungojnë ofertat, pasi në gjurmët e tij është Barcelona.
Katalanasit e vlerësojnë mesfushorin për karakteristikat që zotëron dhe janë gati të bëjnë një tentativë për ta afruar në merkaton e verës.
Por, Barça ka një kush. Ata mund të pranojnë të negociojnë vetëm nëse bëhet fjalë për formulën e huazimit, pasi nuk janë në gjendje të shpenzojnë dhe kartoni i Phillips kushton 30 milionë euro.
Tani, gjithçka do të varet nga City. Drejtuesit anglezë do të duhet të bëjnë vlerësimet e tyre nëse do të pranojnë propozimin e Barcelonës apo jo.





