Dani Olmo është shumë afër transferimit te Barcelona. Futbollisti spanjoll ka rënë dakord për kushtet personale me katalanasit.
Olmo ka pranuar të nënshkruajë një marrëveshje deri në qershor 2030.
Barcelona gjithashtu ka dërguar një propozim të ri në RB Leipzig, oferta zyrtare e dorëzuar për golashënuesin më të mirë të Euro2024 është 62 mln euro në total.
55 milionë € tarifë e garantuar plus 4 mln € bonus në varësi të paraqitjeve dhe 3 mln € të tjera të lidhura me trofet që do të fitoj klubi.
Olmo ra dakord për një marrëveshje gjashtëvjeçare, ai dëshiron shumë që të transferohet te Barça dhe të presë që të dy klubet të bien dakord për kushtet.
Vendimi tani i takon klubit të RB Leipzig, por dëshira e futbollistit dhe vullneti i tij është që të shkoj sa më parë te Barça.