Barcelona dëshiron të nënshkruajë me një anësor të majtë këtë këtë merkato vere dhe ëndërron një nga yjet e Serie A.

Gjithsesi për të finalizuar një goditje të tillë, gjithçka do të varet nga sa para do të ketë në dispozicion drejtori sportiv Deco.

Por pavarësisht këtij fakti, Deco nuk është ndalur, madje ka nisur kontaktet e para me klubin e Napolit për yllin e Gjeorgjisë, Khvicha Kvaratskhelia.

Diario AS, raporton se Barcelona ka qenë në bisedime me Napolin gjatë dy javëve të fundit në lidhje me Kvaratskhelia, të cilit cili thuhet se i është propozuar një kontratë e re nga napolitanët.

Vlen të përmendet se babai dhe agjenti i 23-vjeçarit është tifoz i gjigantëve katalanas, megjithëse vetë Kvara është një tifoz i madh i Real Madridit.

Problemi për Barcelonën është se Kvaratskhelia do të ishte tepër i shtrenjtë, dhe ndoshta shumë për ta në gjendjen e tyre aktuale financiare.

Napoli e sheh atë si fytyrën e skuadrës së tyre për sezonin e ardhshëm, dhe me Victor Osimhen që pritet të largohet në verë, ata kanë pak interes të shesin dy asetet e tyre më të mëdha në një dritare transferimi.

Sidoqoftë, nëse bisedimet për kontratën nuk realizohen, mund të ketë një shans për katalanasit.