05 janar 2015 – Barcelona dhe Reali i Madridit e nisën me humbje vitin 2015. Skuadra e Ancelotit u mund në fushën e Valencias.
Kampionet e Europës kaluan të parët në epërsi, me golin e Kristiano Ronaldos me penallti, por nuk e përballuan dot ekipin vendas, që luajti një pjesë të dytë shumë të mirë. Kjo ishte humbja e parë për Realin pas 22 fitoreve radhazi në të gjithë kompeticionet.
Kjo do të thotë se Reali nuk mundi ta thyejë dot rekordin botëror të fitoreve radhazi, mbajtur nga Kuritiba e Brazilit, me 25 të tilla. Në mbrëmje edhe Barcelona është mundur 1-0 nga Real Sociedad. Katalansit nuk kanë përfituar nga hapi “fals” i madrilenëve për tu afruar në renditje.





