Spanjë, 2 maj 2014 – Në ndeshjen kundër Getafes të dielën, Barcelona do të veshë një fanellë për nder të Tito Vilanovës. Katalanasit do të kenë të shkruajtur te bluza “Tito, përgjithmonë i përjetshëm”. Gjithashtu në pushimin e ndeshjes do të shfaqet një video me momente nga jeta e Vilanovës, që ndërroi jetë pak ditë më parë si pasojë e kancerit në gjendrat veshore.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/