Barcelona ka zyrtarizuar blerjen e portierit Norberto Neto nga Valencia.Akordi mes palëve është arritur mbi bazën e 26 milionë eurove, të cilave do iu shtohen dhe 9 milionë euro bonuse.
Ish-portieri i Juventusit ka bërë 80 paraqitje me fanellën e Valencias. Në të shkuarën ai ka luajtur me Forentinën (101 prezenca) dhe me Juven (22 prezenca).
Nga ana tjetër portieri i dytë i Barcelonës, Silesen ka kaluar te Valencia, pra skuadrat kanë shkëmbyer gardianët e tyre.





