21 nëntor 2014 – Deklarata e Lionel Messit për argjentinasen "Ole" se mund të largohet nga "Camp Nou" nuk është pritur mirë nga klubi i Barcelonës. Kjo gjë është vënë re edhe në faqen zyrtare të klubit në internet ku më shumë rëndësi Neymar-it dhe Luis Suarez-it, shkruan madrilenja "Marca".Por pavarësisht kësaj presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, beson se ylli argjentinas ndjehet i lumtur në "Camp Nou" dhe për këtë gjë ka marrë edhe konfirmimin e Jorge Messit, babait të futbollistit.
"Babai i tij më ka thënë këtë edhe pse Leo ka qenë nën presion të madh jashtë fushës. Por, ai nuk ka kërkuar nga ne një kontratë të re. Ai është i lumtur", ka thënë numri një i Barcelonës.





