Suksesi në transfertë përballë Dinamo Kiev i jep Juves më shumë qetësi përpara sfidës kundër Barcelonës në “Allianz Stadium”. Dëshira e tifozëve për të riparë sërish në fushë duelin Ronaldo-Messi është thuajse zero në një kohë kur sulmuesi portugez rezultoi sërish pozitiv edhe në testin e dytë.

COVID-19 nuk mund t’ia heq këtë mundësi tifozëve për përballjen e dytë ndërmjet tyre, më 8 dhjetor në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”. Drejtuesit e klubit blaugrana kanë filluar që tani të mendojnë për atë takim teksa i kanë dërguar një shkresë autoriteteve sanitare ku i kërkojnë që në stadium të jenë të pranishëm edhe tifozët.

Protokolli ia lejon diçka të tillë vetëm në ndeshjet e Champions League, Barcelona kërkon të shfrytëzoje këtë fakt për të pasur në stadium afro 5 mijë tifozë, aq sa lejon protokolli sanitar.