Skuadra e Barcelonës po kalon në një krizë rezultatesh nën Quique Setien, duke bërë që pakënaqësitë të jenë të mëdha.Stoli është në krizë, por Barcelona duket se po e mendon këtë gjë.
Është emri i Pep Guardiola ai që ka filluar të përmendet.Sipas raportimeve të gjigantit mediatik britanik, ‘Express’, Barca ka gati ofertën për Guardiola.
Katalanët janë në pritje të vendimit të CAS për dënimin e Man City, dhe nëse ‘Citizens’ humbin apelin, Barca do të nis ofertën.Dy vite jashtë Ligës së Kampionëve mund të bëjnë që Pep të heq dorë nga ish kampionët e Premierligës.Mbetet të shihet se si do të ecin punët dhe nëse do të ketë mundësi që Pep Guardiola të kthehet te Barcelona.





