Chelsea pritet të trokas te Barcelona për të firmosur me talentin Gavi.
Sipas raportimeve në Spanjë, gjigantët katalanas kanë nevojë për para për shkak të problemeve financiare dhe për t’u kthyer në një pozicion ekonomikisht të qëndrueshëm duhet të sakrifikojnë yjet e ekipit.
Gazeta Sport shkruan se mesfushorët Gavi dhe Pedri janë në krye të listës për t’u shitur pasi kanë marrë më së shumti oferta.
Chelsea shihet si një nga klubet më serioze për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit Gavi, i cili besohet të ketë një çmim prej 100 milionë euro.
Barcelona heziton të lënë një nga yjet e rinj më të rëndësishëm të largohet për në Premier League, por për shkak të parave mund të sakrifikojnë për të rregulluar bilancet.





