Barcelona ka shkarkuar sot trajnerin Xavi Hernandez. Presidenti Joan Laporta takoi trajnerin katalanas mëngjesin e së premtes, dhe i komunikoi vendimin për ta shkarkuar.

Marrëdhënia mes Barcelonës dhe Xavi Hernandez përfundon në mënyrën më të keqe të mundshme.

Një vendim, i cili rrjedhimisht i hap dyert për ardhjen e Hansi Flick me të cilin skuadra katalanas tashmë ka arritur marrëveshje për një kontratë dyvjeçare.

Siç shpjegohet në njoftimin për shtyp të klubi, Xavi do ta trajnojë skuadrën edhe një herë për ndeshjen e La Liga-s të planifikuar për të dielën në Sevilla përpara lamtumirës së tij të fundit.

“Barcelona dëshiron të falënderojë Xavi-n për punën e tij si trajner, si dhe për karrierën e tij të paimitueshme si lojtar dhe si kapiten skuadre, dhe i uron atij çdo sukses në të ardhmen. Xavi Hernández do të jetë trajner i skuadrës për herë të fundit në ndeshjen e së dielës në transfertë kundër Sevilla. Gjatë ditëve në vijim, FC Barcelona do të bëjë një njoftim në lidhje me strukturën e re të ekipit të parë”, thuhet në njoftimin e klubit katalanas.