Barcelona ka vënë sytë te Rafa Leao-s, kampioni i Milanit. Lajmi është dhënë nga mediet spanjolle që e përmendin portugezin si një nga objektivat e skuadrës katalanase.

Sipas Marca-s, lojtari i Milanit, i cili ka qenë vendimtar për klubin milanez, por që ka pasur një marrëdhënie të vështirë me trajnerin e ri Paulo Fonseca që nga fillimi i sezonit, mund të jetë zgjidhja për “blaugranat”, të cilët kanë vështirësi për të arritur te Nico Williams.

Ai që ka sugjeruar lojtarin te presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka qenë Jorge Mendes, i cili, megjithëse nuk është menaxher i Leao, është një admirues i madh i tij.

Megjithatë, pengesë për marrëveshjen është vlerësimi prej 75 milionë eurosh i lojtarit. Ndërkohë, një tjetër njohje e kampionatit italian mund të pasurojë La Liga.

Bëhet fjalë për Dean Huijsen, qendërmbrojtës 19-vjeçar holandez me kombësi spanjolle, i cili ka luajtur në Serinë A me Juventusin dhe Romën para se të kalonte në Premier League te Bournemouth.

Sipas ‘As’, mbrojtësi, i vlerësuar shumë nga José Mourinho gjatë kohës te Roma, pëlqehet nga Real Madridi, i cili po punon për të rindërtuar mbrojtjen e tij për vitet që vijnë dhe për të kompensuar dëmtimet e këtij sezoni.