Barcelona po planifikon të përforcohet me futbollistë cilësorë gjatë merkatos së verës.

Presidenti Laporta pritet të bëjë revolucion në ekip pas sezonit dëshpërues që po kalon, ndërsa largimin e ka konfirmuar edhe trajneri Xavi Hernandez.

Barça po planifikon të përforcohet edhe në fazën sulmues, ndërsa në listën e ngushtë të klubit përfshihen Gabriel Martinelli i Arsenalit, Khvicha Kvaratskhelia i Napolit dhe Kaoru Mitoma i Brighton.

Sipas “Mundo Deportivo”, krahu i majtë i sulmit është prioritet i drejtuesve katalanas, ndërsa bordi i klubit do të insistojë që të luhet me sistemin tradicional 4-3-3.

Gjithashtu, për sulm raportohet se Barça kë në fokus edhe Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian pritet të largohet nga “Anfield Road” gjatë verës që po vjen.

Edhe pse në këtë sezon nuk po shkëlqen, ylli gjeorgjian i Napolit, Kvaratskhelia është në “pole posticion” për t’u transferuar në “Camp Nou”, para Martinellit dhe Mitoma-s nga presidenti Joan Laporta.

Natyrisht, do të mbetet të shihet se cili do të jetë trajneri i ri dhe se çfarë lojtarësh ai do të kërkoj.