Barcelona personifikon futbollin spektakolar, magjinë dhe emocionet e një loje që mban të mbërthyer miliona njerëz para ekranit. Shfaqja e dhuruar nga katalanasit ndaj Celta Vigos në “Camp Nou”, tregoi edhe një herë se formacioni i Luis Enrique-s është i një planeti tjetër. Jashtëtokësori Lionel Messi, që brenda një nate ofron gjithçka mund të bëjnë lojtarët më të mëdhenj të historisë së futbollit, siç ishte goli i tretë personal i Luiz Suarez-it në fitoren 6-1 ndaj Celta Vigo-s, një magji që Johan Krujf e ka shpikur 32 vite më parë…..
Të dyja skuadrat luajtën hapur, duke krijuar raste të shumta për shënim në portat respektive. Gjithsesi diferencën fillimisht e bëri 5 herë fituesi i topit të artë me një goditje të shkëlqyer nga distanca…..Celta, e cila e kishte befasuar Barcelonën në fazën e parë, e gjeti shumë shpejt golin e barazimit me Guidettin, që u tregua i saktë një pika e bardhë e penalltisë, pas një 11-metërshi të shkaktuar nga Jordi Alba.
Reagimi i katalanasve erdhi në pjesën e dytë, ku pas një kombinimi spektakolar mes Messi-t dhe Suarezi-t, sulmuesi uruguaian nuk fali përballë portierit Alvarez. Në të 75-n, Suarez realizoi golin e dytë personal, pas ngulmimit të Neymar-it nga e majta.