Me eliminimin e Spanjës dhe Danimarkës nga gjysmëfinalet e Europianit, Barcelona mbeti pa përfaqësues në këtë turne. Megjithatë, kjo do të thotë se katalanasit kanë mbushur arkat e tyre në këtë moment krize ekonomike dhe nga UEFA do të marrin 2.6 milionë euro.

Lojtarët e fundit që u eliminuan ishin Buskets, Alba, Garsia, Pedri me Spanjën dhe Breithueit me Danimarkën. Më parë, lojtarët si Grizman, Dembele, Lengle, De Jong dhe Depaj i dhanë lamtumirë këtij kompeticioni më parë. Nga marrëveshja që ka ECA me UEFA-n, çdo klub do të përfitojë nga 9000 euro për futbollist që çon në Europian.

Nga përllogaritjet e bëra, skuadra katalanase do të arrijë të marrë në arkat e saj 2.6 milionë euro nga Barcelona. Nuk është ende shifër e saktë për shkak të dëmtimit të Dembelesë me Francën, i cili do të qëndrojë jashtë 4 muaj.

Kjo do të thotë se mund të marrë edhe 2.5 milionë euro të tjera nga dëmtimi i sulmuesit francez. Katalanasit janë në krizë dhe po kërkojnë patjetër të ardhura në mënyrë që të lirojnë disi situatën për të rinovuar kontratën e Lionel Mesit.