SPANJE, 12 mars 2013 – Të gjithë sytë e sportdashësve të futbollit janë përqendruar sot në Barcelonë, ku pritet të zhvillohet përballja e madhe mes ekipit të Vilanovës dhe Milanit. Yjet e Barcelonës do të përpiqen në Camp Nou të përmbysin humbjen 2-0 të tre javëve më parë në Milano. 

Përballë djemve të Alegrit misioni i Barcelonës do të jetë shumë i vështirë, pasi përplasen dy ekipe që i kanë shënuar historinë e futbollit vite më parë dhe kohët e fundit.

Për mbrojtësin katalanas Pike situata në ekip është optimiste dhe ai thekson se skuadra do t’i rikthehet lojës së mirë duke filluar që sonte: “Barcelona ka në përbërje futbollistë të talentuar dhe jemi të përgatitur psikologjikisht për të zhviluar një ndeshje të mirë. Nuk duhet të gjejmë asnjë justifikim për këtë përballje. Duhet të përdorim gjithçka për të fituar dhe kështu do tu japim një përgjigje të mirë kritikave të kohëve të fundit.” 

Nga ana tjetër, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri u ka kërkuar lojtarëve të tij të ruajnë qetësinë në fushë: “Do të luajmë ndaj skuadrës më të mirë në botë dhe nëse arrijmë të kualifikohemi, do të hyjmë në histori. Jemi një skuadër e re dhe disa prej nesh nuk kanë eksperiencë në arenën ndërkombëtare, kështu që e vetmja mënyrë për të luajtur këtë përballje është duke ruajtur qetësinë. 

Përveç Ballotelit, Allegri nuk do të ketë në dispozicion as sulmuesin tjetër Pazzini, i dëmtuar në fundjavë përballë Genoas. 

/m.l. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/