“Unë ose ai”. Ky është kërcënimi që Neymar u ka bërë drejtuesve të Barceloës pas një debati që ka pasur me zv/trajnerin Juan Carlos Unzué. Prapaskena zbulohet nga e përditshmja katalanse “Mundodeportivo”. Episodi është shënuar në datën 4 Maj kur gjatë stërvitjes, ndihmësi i Luis Enriques i ka tërhequr veshin brazilianit duke i thënë se duhej të përqëndrohej më shumë, madje ai i ka kujtuar shembullin e Ronaldinhos që sipas zv/trajnerit ka qenë një lojtar shumë i talentuar por falë shpërqëndrimit nuk arriti të merrte maksimumin nga karriera e tij. Kjo këshillë nuk i ka pëlqyer aspak sulmuesit që i është kundërpërgjigjur zv/trajnerit.
Një situatë aspak e qetë për stafin dhe pjesën tjetër të lojtarëve pasi debati u zhvendos edhe në dhomën e zhveshjes ku shumë prej lojtarëve më pas dhanë versionet e tyre. Kjo bëri që Neymar të lëshojë ultimatumin: “Nëse ai qëndron, iki unë” duke djegur kështu mundësinë që Unzue të vazhdojë punën në klubin katalanas pasi një prej hipotezave ishte që ai të pasonte Luis Enriquen në fund të sezonit. Kjo frazë mbërriti deri në zyrat e drejtuesve të lartë të klubit që u përoqën të ulin tensionin duke deklaruar përpara lojtarëve se zëna të tilla duhet të mbeten brenda fushës stërvitore. Gjithsesi, për momentin nuk ka ende asnjë vendim të presidentit Bartomeu edhe pse dëshira e tij është që Juan Carlos Unzué të vazdojë punën si timonier i skuadrës.