Barcelona evitoi një sezon pa trofe pasi mundi të rrëmbejë Kupën e Mbretit pasi mundi në finale 3-1 Deportivo Alaveshin. Për herë të 29 katalanasit triumfuan në këtë trofe duke e zgjidhur pa shumë probleme këtë finale, falë dhe yjeve të saj Neymar e Messi që shënuan të dy në këtë finale.

Blaugranat kaluan përpara me golin e tyre të zakonshëm, që erdhi pas një sërë kombinimesh, që Mesi i finalizoi në fundin e rrjetës. Alavesh megjithatë tregoi se nuk do të ishte thjesht vizitor në këtë finale duke barazuar shpejt me Hernandez.

Gjithsesi entuziazmi i Deportivos mori fund para pushimit me Neymar që dërgoi në rrjetë një aksion të nisur po vetë. Alavesh u bë vërtet për dush të ftohtë në minutën e 3-të të shtesës kur ishte Alcacer që vulosi suksesin e blaugranave në vetëm 45 minuta duke i dhuruar dhe Kupën e 29-të në histori blaugranaver në ndeshjen e fundit në stol të Luis Enriques.