Pjesa e parë ishte një spektakolare sidomos në minutat e fundit të saj. Barcelona ishte ajo që shënoi e para me Raphina në minutën e 36, por përgjigjja e Realit të Madridit nuk mungoi që barazoi me Vinicius në minutat shtesë që ishin vërtet shumë të çmendura. Robert Lewandowski riktheu Barcelonën në avantazh duke e cuar rezultatin në 2-1, por sërish Los Blancos u kundërpërgjigjën me Gonzalo Garcia dhe 45 minutat e para u mbyllën me barazimin 2-2.

Në pjesën e dytë, ishte sërish Raphinha, i cili me një goditje që u devijua nga mbrojtja në minutën e 76’, për të kaluar për herë të tretë në avantazh katalanasit.

Në fundin e takimit, skuadra e Hansi Flick u detyrua ta mbyllte sfidën me 10 lojtar, pas daljes me karton të kuq të De Jong pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Mbappe.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 16 Superkupave të fituara, ndërsa tani do të fokusohet në La Liga dhe Champions.