FC Barcelona ka shpallur fituesin e tenderit për stadiumin e ri “Camp Nou”. Detyra për transformimin e stadiumit i përket firmës japoneze “Nikken Sekkei” dhe zyrës arkitekturore katalanase “Pascual i Ausio Arquitects”. 

Klubi e lëvdoi projektin e ri dhe e cilësoi si “të hapur, elegant, klasik dhe demokratik”, gjithashtu tregoi edhe disa foto të reja. Stadiumi i rikonstruktuar do të ketë 105.000 vende, do të jetë komplet i mbuluar dhe do të jetë shumë i bukur për t’u parë, pasi do t’i shtohen shumë gjëra moderne. Ndërtimet do të fillojnë në sezonin 2017/18 dhe do të përfundojnë në vitin 2022. Në javën në vazhdim do të zhvillohet prezantimi zyrtar për planet e reja të stadiumit mitik.