7 Gusht 2013 – Gareth Bale pritet të jetë blerja më e shtrenjtë në botën e futbollit me Real Madrid që do të hedhë të paktën 100 mln Euro. Në një prapaskenë që e raporton “Mundo Deportivo”, Barcelona refuzoi ta blinte lojtarin shumë here më lirë se ç’po blihet tani nga rivalët e tyre në Spanjë. Bëhet fjalë për vitin 2011 kur ekipi blaugrana po kërkonte një mbrojtës të majtë dhe oferta 40 mln Euro e Tottenham frikësoi Barcelonën që nuk pranuan të paguanin atë çmim të lartë. Në fakt katalanët duhet të pendohen 2 herë pasi krahas çmimit 40 mln Euro që është 2.5 herë më pak se çmimi që do paguaj Reali, ata patën më vonë shumë probleme në krahun e majtë me Abidal që u operua 2 herë.