Barcelona ka triumfuar ditën e sotme, ndaj ekipit ku luajnë dy ish-katalanas, si Andres Iniesta dhe David Vija. Katalanasit mposhtwn me rezultatin 0-2, japonezët e Visel Koba. Ndeshja nisi e qetë për të dyja skuadrat, me Valverden që kishte hedhur nga minuta e parë blerjen e re, Antuan Grizman.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të pa prekura, ndërsa e dyta nisi me ndryshime të mëdha për të dyja skuadrat. Një çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë, talenti i Bracelonës, Karles Perez, hapi sfidën më një gol poshtë këmbëve të portierit, për të kaluar katalanasit në avantazh. Spanjollët morën frenat e lojës duke dominuar, dhe në minutën e 86’ ishte i njëjti autor që dy-fishoi rezultatin, për ta mbyllur ndeshjen me rezultatin 2-0.