Në premierë të Champions League, Barcelona, pësoi një disfatë befasuese në Monaco, që fitoi 2-1.

Katalanasit luajtën tetëdhjetë minuta me dhjetë lojtarë kundër njëmbëdhjetë, pasi Garcia mori karton të kuq në minutën e 10-të.

Akliouche zhbllokoi ndeshjen në minutën e 16’, ndërsa talenti Yamal i kundërpërgjigjet francezit në të 28’ dhe pjesa e parë u mbyll 1-1. 

Në pjesën e dytë Ilenikhena në minutën e 71-të, shënoi golin e fitores për Monaco-n.

Ndërkohë Atalanta dhe Arsenali ndanë pikën me një barazim 0-0. 

Në stadiumin Gewiss, fiton bilanci, me Perëndeshën që mund të pendohet më shumë se Topçinjtë për mundësinë e humbur në minutën e 51-të nga Retegui, i cili, i vetëm me portierin, lejoi veten të hipnotizohej nga Raya. 

Cuadrado nga njëra anë dhe Martinelli nga ana tjetër tentojnë ta zhbllokojnë ndeshjen, por pa fat dhe gjithçka u mbyll 0-0.

Në takimet e tjera Atletico Madrid fitoi në minutën e 90-të, 2-1 kundër Leipzig, ashtu si Benfica 2-1 në Serbi kundër Cervena, Brest mundi 2-1 Sturm Graz, ndërsa Leverkusen fitoi me “poker” 4-0 ndaj Feyenoord falë një super Wirtz.