Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme.
Spahia u paraqit në SPAK rreth orës 10:00 i shoqëruar nga avokati dhe doli prej andej pas rreth 30 minutash.
Nuk dihet përse u thirr në Prokurorinë e Posaçme apo nëse u paraqit vetë.
Pas daljes nga SPAK, Bardh Spahia tha për gazetarët se “ishte për një çështje që nuk ka interes publik”.
Kujtojmë se Bardh Spahia mori detyrën e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës më 31 Mars 2022 dhe qëndroi në këtë post deri në vitin 2023, kur në zgjedhjet vendore të 14 Majit fitues u shpall socialisti Benet Beci.