Kryetari i grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ashpër pas refuzimit të kërkesës së tyre për mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama, për çështjen e investigimit të RAI3.

Me një foto ku inkuadrohet kryeministri Rama, Bardhi thekson se Nikolla shkeli Kushtetutën.

“Të nderuar qytetar, ajo që Nikolla bëri me mocionin nuk është thjeshte një shkelje Kushtetuese Rregulloreje, por një filozofi që e ka shpallur luftën ndaj krimit të organizuar jashtë fushës së veprimtarisë së Këshillit të Ministrave.

Argumenti i 2 që më ka dhënë Nikolla më thotë në kërkesën për mocion, nuk e kam përmendur kurrë kryeministrin, thotë ke cënuar integritetin e kryeministrit.

2 argumente që më kanë ardhur me shkrim, kur kërkesa jonë ka të bëjë me një shqetësim real të qytetarëve. Ju e thoni në kafe por nuk keni guxim ta thoni këtu.

Ju kolegë që ulni kokën ne dini që Rama ka caktuar një përfaqësues për të mbajtur lidhjet mes tij dhe krimit të organizuar. Nuk jemi ju që thoni në kafe që Ergys Agasi është koordinatori i Ramës me krimin e organizuar, Nisi ta testojë në Durrës, e çoi nëmë tej në të gjithë Shqipërinë.

Më tej pasi krijoi të gjitha fijet, njeriun e Agasit e emëroi drejtues të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Në vend të luftojë krijimin, e t ë japë informacione për SPAK, tenton të marrë info brenda SPAK që të furnizojë krimin e organizuar. Këto nuk duhet ti diskutojmë sepse nuk na qenka fushë e veprimtarisë së Këshillit të Ministrave”, tha ai.